Aksidenti te “Uji i Ftohtë”, lirohet nga burgu shoferi i autobusit

tmp_8870-at2366653775Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi sot në Gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë për Ilia Silos, shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë që u aksidentua te “Uji i Ftohtë”.

Kërkesa e organit të akuzës erdhi pasi nga aktet e ekspertimit të kryera nga grupi i ekspertëve gjatë këtyre ditëve, dolën dëmtime në shëndet të pasagjerëve, në nivele të parëndësishme.

Shkaku i aksidentit sipas vlerësimit të grupit të ekspertëve, ka qenë terreni i rëshqitshëm dhe shpejtësia e autobuzit mbi normën e lejuar.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e liruar shoferin. Ndaj tij u caktua masa “detyrim paraqitje” deri në përfundim të procesit gjyqësor. Nga aksidenti i datës 24 shtator pati dhjetra pasagjerë të lënduar