Aksidentohet autobusi me studentë, 8 të plagosur në spitalin e Gjirokastrës

tmp_12002-Aksidenti-3-262x350-88644492Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30 në Qafë Muzinë. Mësohet se një autobus me studentë nga Tirana që kthehej nga Saranda është përplasur me një automjet të vogël.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 8 persona, 3 të rritur e 5 fëmijë që ndodheshin në automjetin e vogël. Një fëmijë 5 vjeç, i cili siç raportoi gazetari Enrik Mehmeti, ka qenë pa ndjenja dhe ka qendruar përreth 20 minuta në atë gjendje ndodhet në gjendje të rëndë.

Autovetura e aksidentuar është me targa të huaja KYB 3616, ndërsa autobusi me targë AA 655 KU. Po kështu raportohet se në radhët e studentëve ka disa të lënduar lehtë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia si dhe një ambulancë e cila ka dërguar të plagosurit në spitalin e Gjirokastrës.

Për shkak të aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi në të dyja krahët e rrugës Gjirokastër-Sarandë.