Aksidentohet eskorta e presidentit Bujar Nishani

eskorta-e-nishanit-300x160Aksidentohet një prej makinave të eskortës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani në aksin Librazhd-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur mesnatën e të hënës, ndërsa eskorta e presidentit kthehej nga Korça në drejtim të Tiranës, por është mësuar vetëm këtë të mërkurë.  Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehtë vetëm drejtuesi i automjetit.

Në automjet ndodhej dhe Krenar Ahmeti, ish -shefi i Qarkullimit në Tiranë, i cili referuar burimeve të policisë së Elbasanit nuk ka pësuar dëmtime. Kjo është hera e dytë që një prej makinave të eskortës së presidentit aksidentohet. /Tema

Libohova Online