Aksidentoi për vdekje kalimtarin, arrestohet shoferi

tmp_10039-Policia-shqiptare-1-620x358-1077803411Arrestohet në flagrancë një shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Fatmir Mehmeti 41 vjec, është arrestuar nga uniformat blu të Përmetit, pasi në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Bual” duke drejtuar mjetin e tij tip “Mitsubishi” me targa greke APM4125, ka goditur A.DH 55 vjeç, banor i fshtit Bual.

Si pasojë e përplasjes, 55 vjecari ka humbur jetën teksa transportohej nga vetë Mehmeti me mjetin e tij, për në Spitalin e Përmetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit ku ndaj 41 vjecarit Mehmeti, rëndon vepra penale e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.