Aksion antidrogë/ Qëllohet me armë policia, 1 efektiv i plagosur. Kapen babë e bir

IMG-20160720-WA0011Një aksion i policisë për pak sa nuk ka përfunduar me viktima, pasi dy persona, babë e bir kanë qëlluar me armë ndaj punonjësve të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Memaliaj, kur policia kishte shkuar për të asgjësuar një parcelë me kanabis sativa, ku janë gjetur 1300 bimë.

Në pranga janë vënë, Luan Shyti, 47 vjeç dhe Halil Shyti, 21 vjeç, të dy banues në Krahës. Të dy këta persona, babë dhe bir u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës- Tepelenë.

Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë,ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A. H.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu u konstatua dhe një kabëll me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.