Akuzat për Bypassin e Gjirokastrës, reagon Ministria: Përbaltje politike dhe skenarë të paqenë

Screenshot_1710Një ditë pas akuzës publike të bërë nga Besnik Aliaj rreth konkursit të realizuar në Gjirokastër për projektet e Bypassi-t të këtij qyteti, ka reaguar Ministria e Zhvillimit Urban, e cila i konsideron këto akuza si të pavërteta dhe fabrikim të skenarëve të paqenë, që Aliaj ka adoptuar, por që nuk mund ta përjashtojnë nga garimi i ndershëm dhe nuk mund të kenë efekt në vlerësimin e paanshëm profesional,që institucionet,apo entet prokuruese zhvillojnë sot.
Në një deklaratë të këtij dikasteri jepen edhe shumë argumente se përse ky proçes nuk mund të manipulohet, si dhe anëtarët e jurisë të cilët janë ndërkombëtarë.

Përveç kësaj, në deklaratë thuhet se kompania që drejton Besnik Aliaj ka fituar një sërë projektesh nga kjo ministri, duke treguar se bashkëpunimi me Aliajn ka qenë pa problem dhe se ai vetë ka përfituar prej tyre.

Reagimin e Aliajt, Ministria e Zhvillimit Urban e konsideron si të nxituar dhe të pavërtetë.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Zhvillimit Urban

Në dt.19.12.2015 në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua konkursi ndërkombëtar për projektin e Bypass-it të Qafës së Pazarit, organizuar nga“Atelier Albania”.
Për vetë rëndësinë e këtij qyteti,shpallur si trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO, projektimi i BYPASS-it, i cili synon ta kthejë qendrën historike të këtij qyteti në qendër këmbësore, u vendos të organizohej një konkurs ndërkombëtar dhe me juri nderkombëtare.
Tri ishin skuadrat, të cilat u shpallën fituese për të kaluar në fazën e dytë të konkursit, bazuar mbi eksperiencën dhe dokumentacionin e dorëzuar:
1.     Studio Atelier 4
2.     Grupimi i studios METROPOLIS  me UNIVERSITETIN POLIS + G&K dhe CHËB
3.     Grupimi i studiove SON Ndërtim+Projektim, C+S CAPPAI ASSOCIATE dhe  F&M INGENERIA
Këto tri skuadra,të përzgjedhura nga faza e parë u ftuan të prezantojnë në Gjirokastër propozimet e tyre për temën e konkursit.Prezantimet e tyre u bënë sipas rendit alfabetik. Skuadrat e përzgjedhura nga faza e parë janë thirrur nga moderatorja e konkursit me termin “fituese”, duke iu referuar faktit që kanë fituar garën për të kaluar nga faza e parë në fazën e dytë dhe finale.
Përzgjedhja u bë nga një juri,e përbërë prej 7 anëtarësh, ekspertë të fushave të arkitekturës, urbanistikës, arkeologjisë, trashëgimisë historike e kulturore  e planifikues transporti. 4 prej tyre, mes të cilëve edhe kryetarja e jurisë janë ekspertë ndërkombëtarë:
1.     SOFIA T. KOLONIAS –Drejtore e Departamentit të Urbanistikës dhe Planifikimit në Universitetin Politeknik të Athinës
2.     ELISABETTA TERRAGNI – Dekane e shkollës së Arkitekurës ‘Cooper Union’ në Neë York dhe arkitekte me praktikë në Neë York e Milano
3.     ANDREAS FAORO – Arkitekt dhe Urbanist me praktikë në Hollandë
4.     LEAH ËHITMAN-SALKIN – Zv. Redaktore e Harvard Design Magazine
5.     ARTA DOLLANI – Drejtore e Institutit të Monumenteve të kulturës
6.     SOKOL KIKINO – Planifikues transporti
7.     LORENC BEJKO – Profesor Doktornë Shkencat Arkeologjike
Pas disa orësh diskutimi juria shpalli fitues të fazës së dytë dhe fitues të konkursit për projektimin e BYPASS-it të Qytetit të Gjirokastrës,propozimin e studios Atelier 4 me argumentin se ka ofruar:
– Zgjidhje konkrete, të realizueshme në një kohë të shkurtër e me kosto optimale
– Alternativë të mirëfilltë e të zhvilluar përtej fazës konceptuale
– Zgjidhje të përzgjedhur mes analizës paraprak e me shumë kritere në disa variante të mundshme
– Një matricë paraprake të vlerësimit të trafikut, kompozimit të tij dhe parashikimeve për zhvillimin nëpërmjet matjeve direkte
– Trajektoret e shkurter prej vetem  568 m.

Shpallja e rezultatit është pasuar me një reagim në rrjetet sociale dhe median elektronike që evokojnë një opinion të arkitektit BesnikAliaj, rektori universitetit “Polis, pjesë e Grupimit të studios METROPOLIS, njëri prej fituesve të fazës së parë.
Në funksion të transparencës, që karakterizon çdo konkurs të organizuar nga “Atelier Albania”, informojmë se, juria ka argumentuar se, Studio Metropolis, kishte bazuar propozimin e saj më te për në një strat të turizmit. Dhe propozimi për gjurmën e Bypass-it, shtonte në qytetin historik mëshumë se 2 km rrugë të reja. Ky ishte edhe motivi kryesor, pse juria e vlerësoi negativisht dhe jofitues propozimin e studios Metropolis; për një impakt të madh në qendrën historike të Gjirokastrës, krahasuar me dy propozimet e tjera konkuruese.
Pjesëmarrja e vetë zotitAliaj, nëpërmjet studios që ai përfaqëson, në konkurset e organizuara dhe më parë nga “Atelier Albania” konfirmojnë në fakt,të kundërtën e pretendimevetë tij.

Studio Metropolis ka marrë pjesë në disa konkurse ndërkombëtare dhe është shpallur fituese në disa procese të prokurimit publik.
“Metropolis”është shpallurfitueses i studio locale në projektin e Vijës Bregdetare të Vlorës, për tëcilën ka punuar edhe për projekt-zbatimin, i cili po realizohet sot. Metropolis ështëshpallur fituese në proceset e projektimit urban financuar ngaFondi i Zhvillimit të Rajoneve nëpërmjet FSHZH.
Kohët e fundit është shpallur fituese në procesin e konkurrimit për hartimin e 26 planeve vendore, shpallur nga MZHU,konkretisht për hartimin e Planit Vendor të Shkodrës, në bashkëpunim me skuadrën e Arizona State University.
Zoti Aliaj duhet të kuptojë se format e përbaltjes të natyrës politike dhe fabrikimi i skenareve të paqenë,që ai ka adoptuar,nuk mund ta përjashtojnë nga garimi i ndershëm dhe nuk mund të kenë efekt në vlerësimin e paanshëm profesional,që institucionet,apo entet prokuruese zhvillojnë sot.

Ai duhet ta kishte kuptuar këtë,pasi sikurse renditëm edhe më sipër,z. Aliaj dhe ekipi që ai drejton janë shpallur fitues në gara të tjera,pavarësisht se si shprehet ai  për to. Fakti që zoti Aliaj vijon të marrë pjesë në konkurset e organizuara nga institucione të qeverisë, tregon se ai dhe studiot e tij kanë besim në proceset e konkurrimit që organizohen, përçka e falenderojmë.