Albeu: Libohova, perla e Shqipërisë së Jugut

votimiNën titullin “Libohova, perla e Shqipërisë së jugut”, e nis shkrimin për Libohovën portali i lajmeve Albeu.com Përmes shkrimit paraqitet një historik i shkurtër i Libohovës, evidentohen personalitetet e saj historike, si dhe përshkruhet pak a shumë pozita e saj gjeografike. Më tej përmenden atraksionet turistike të Libohovës dhe ftohen lexuesit të vizitojnë këtë vend.

“Përveç peisazhit piktoresk, në Libohovë mund të provoni edhe ushqimin tradicional që nuk mund ta gjeni askund tjetër, ndërsa mikpritja është arma më e fortë e qytetarëve të saj. Nëse më parë keni patur dyshime se ku mund të kaloni një ditë ose fundjavë të këndshme dhe për tu mos harruar, jo vetëm tani në verë por përgjatë gjithë vitit, tani përgjigjeni e dini: në Libohovë”,- shkruan Albeu.