Albin Kurti vijon fushatën në Shqipëri, viziton Gjirokastrën dhe nderon Çerçiz Topullin

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje vijon përfshirjen në fushatën elektorale në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ai ishte në Gjirokastër në mbështetje të kandidatit për deputet të VV në këtë qark, Kreshnik Merxhani. Albin Kurti vendosi kurora me lule në shtatoren e Çerçiz Topullit. Kujtojmë se dje Kurti prezantoi kandidatin e Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ndërsa theksoi se kjo lëvizje ka synim sigurimin e votave të shqiptarëve të pakënaqur.