‘Aman më qafsh, ma kap një foto me thes’. Memet e javës nga Gjirokastra (FOTO)

Java e fundit e vitit 2017 në Gjirokastër ishte e fokusuar natyrisht te festat. Zyrtarët publikë mbanin radhë për të bërë qokat sa tek fëmijët, të moshuarit e gjetkë.

Zv.ministret Ornela Çuçi e Artemis Dralo bënë një aksion pastrimi me të rinjtë e FRESSH në Dropull. Tërmet Peçi inaguroi palestrën e re sportive të Tepelenës, me një ndeshje basketbolli, ku luajti edhe vetë.

Olta Xhaçka e Mirela Kumbaro shkuan në Dropull për të inaguruar një urë të re. Këto ngjarje në i risjellim me humor përmes memeve që kemi përgatitur. E dimë që po na shani, por ne nuk mërzitemi me ju, përkundrazi ju kemi më shumë xhan sa herë na shani dhe sidomos kur fusni miq për të hequr memet 😅😅😅

ArgjiroLajm.net ju uron edhe njëherë gëzuar vitin e ri 2018.

/Argjirolajm.net/