Ambasadorja e BE tur dyditor në Gjirokastër, flet për zgjedhjet dhe reformën në drejtësi

largea_romana_vlahutin1427186863Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin është ndalur sot në Gjirokastër prej nga ka përcjellë mesazhin se zgjedhjet në Shqipëri janë të politizuara.

“Zgjedhjet duhet të jenë pushim për qytetarët. Fatkeqësisht ky proces është shumë i politizuar në Shqipëri, më shumë nga vetë politikanët sesa nga qytetarët. Ky është edhe një nga rekomandimet kryesore të këtij raporti se si t’ua kthejmë zgjedhjet qytetarëve, prandaj duhet të fillojmë të punojmë që tani në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”- deklaroi ambasadorja.”

E pyetur mbi reformën në drejtësi, Vlahutin ka thënë se kërkohet marrëveshje midis palëve duke e konsideruar reformën në drejtësi një proces serioz që ka mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve.

Këto deklarata Vlahutin i ka bërë gjatë turit të saj dyditor  në Gjirokastër, ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken Rami, të cilës i ka ofruar mbështetje për Bashkinë e Gjirokastrës, ndërsa gjatë ditës së nesërme parashikohen vizita në kampin e restauratorëve, pasi sipas Vlahutin, trashëgimia kulturore e Gjirokastrës është një thesar unik që kërkon mbështetjen e të gjithëve.