Amendamenti, institucionet që s’japin informacion do të gjobiten

1-300x159Institucionet që nuk do të japin informacionin e kërkuar dhe të parashikuar në ligj do të gjobiten. Kjo përcaktohet në ndryshimet që i janë propozuar Kuvendit nga Ministria e Drejtësisë në ligjin për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale.

Ndryshimet e reja u paraqitën nga zv.ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, sipas të cilit i shtohen disa kompetenca Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku për ato institucione që nuk do të japin informacion, është parashikuar vendosja e gjobës.

Por ky ndryshim solli reagimin e fortë të Komisioneres së Avokatit të Popullit Etilda Gjoni, sipas të cilës, me projeligjin e ri, i hiqen kompetencat kushtetuese këtij institucioni.

Por, Kryetari i Komisionit tëLigjeve Fatmir Xhafaj argumentoi se me ndryshimet e reja nuk cënohen kompetencat e Avokatit të Popullit.

Diskutimet për këtë nismë u shtynë për shkak të mungesës së kuorumit.

Libohova Online