Anestezisti ikën me pushime, spitali i Gjirokastrës: Nuk kryejmë dot operacione

armand mamaniPërsëritet e njëjta situatë në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë. Ekzistenca e vetëm një mjeku anestezist-reanimator, bën që spitali të ngelet pa një të tillë për të paktën një muaj në vit, kur ky i fundit largohet me leje. Situata është e tillë prej vitesh, pasi në mungesë të mjekut anestezist nuk mund të kryhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale në spital apo në maternitet.

Drejtori i spitalit, Armand Mamani, deklaron se në raste urgjencash pacientët transportohen në spitalin e Fierit, ose në QSUT.

Problem në spitalin e Gjirokastrës është edhe mungesa e mjekëve të specialiteteve të tjera dhe situata është në një ngërç prej vitesh, duke bërë që pacientët të udhëtojnë disa kilometra për spitalin më të afërt.

Për të zgjidhur këtë problematikë Ministria e Shëndetësisë ka ofruar një shumë prej 100 mijë lekësh të reja shpërblim mujor për ata mjekë specialistë që pranojnë të transferohen me punë në një distancë të konsiderueshme larg vendbanimit të tyre./BW