Anijet me vela, Shqipëria në garë, 17 veliera zbarkojnë në Sarandë

anijePër herë të parë, Shqipëria përfshihet në garën ndërkombëtare të anijeve me vela thënë ndryshe, veliera, duke pritur, pasditen e së shtunës, më 6 shtator, 17 velierat që morën pjesë në garën me emrin “Jonian Races”.

Gara nisi në ishullin e Korfuzit dhe finishi i saj ishte fanari i parë në Gjirin e Sarandës, ndërkohë që deri vjet, finish i saj ishte një nga ishujt e Greqisë. Për të do të jepen tre çmime dhe ato do të ndahen në Kalanë e Lëkurësit.

Sipas Bashkisë së Sarandës, ishte sukses që edhe Shqipëria u përfshi në axhendën e përvitshme të organizimit të kësaj gare ndërkombëtare me veliera.

Libohova Online