Aplikimi për universitet, del udhëzimi me datat e caktuara nga Ministria e Arsimit

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresMinistria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin e ri akademik 2016-2017. Në këtë udhëzim, MAS-i përcakton hapat se si maturantët do të vijojnë procedurat për aplikimin në institucionet e arsimit të lartë. Për herë të parë në udhëzim përcaktohet se të njëjtat procedura aplikimi do të ndjekin edhe maturantët që do të aplikojnë në universitetet private.

Për të hedhur të dhënat në sistem, maturantët duhet të paguajnë faturën prej 2 mijë lekësh, dhe më pas, nga data 1 deri në 11 gusht 2016 ata do të kenë kohë të plotësojnë formularin e aplikimit online në portalin ‘Matura Shtetërore’, ku kanë të drejtën të zgjedhin 10 degë studimi. Sipas udhëzimit të MAS-it, fituesit do të shpallen nga universitetet, në bazë të kritereve që ata kanë përcaktuar dhe kuotave të pranimit.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ngarkohet që brenda datës 16 gusht t’u dërgojë universiteteve listat e aplikuesve për çdo program studimi, dhe më pas ato të bëjnë shpalljen e studentëve fitues në datën 5 shtator 2016. Pranimet në universitet edhe këtë vit do të jenë me dy raunde, duke u dhënë një shans të dytë edhe maturantëve të cilët do të kalojnë me sukses provimet në vjeshtë që të aplikojnë në universitet. Pasi, raundi i dytë i aplikimeve do të bëhet në fund të muajit shtator, pikërisht në datat 23 shtator-1 tetor 2016.

Në udhëzimin e MAS-it përcaktohen datat se kur do shpallen fituesit si dhe datat e regjistrimit, të cilat këtë vit për shkak të procedurave të reja do tëzgjasin deri në mesin e muajit tetor. këtë udhëzim përcaktohet edhe periudha se kur do zhvillohet konkursi i pranimit në ato universitete që i kanë si kusht, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve. Konkurset do zhvillohen në periudhën 20-30 gusht.