Arbjon Aliko me 600 euro në qeli,i vëllai dërgohet në burgun e Kavajës

arbion-1024x717 (1)Arbjon Alikos, të akuzuarit për organizimin e sulmit me armë ndaj RENEA-s në Lazarat, i sekuestrohen 600 euro nga policia e burgjeve. Kjo e fundit pas një kontrolli të ushtruar ia ka gjetur paratë 20-vjecarit të fshehura në shollën e këpucëve që ai mbante veshur.

Arbjon Aliko do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit në burgun 302 te rruga “Mine Peza” në Tiranë, ndërsa vëllai i tij, Alban Aliko është vendosur në paraburgimin e Kavajës, për shkak të moshës së tij të mitur. Vëllezërit Aliko u arrestuan mbrëmjen e 28 qershorit pranë fshatit Kardhiq në Gjirokastër.

Nga sulmi i armatosur mbi forcat RENEA në Lazarat humbi jetën efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij. Pas kësaj ngjarje policia nisi një tjetër operacion në Lazarat, ku ka arrestuar disa persona.