Arrestohet 20-vjecari nga Lazarati, akuzohet per sulm ndaj policise

arrest-recordsVihet në pranga një i dyshuar nga policia, i cili mendohet se qëlloi mbi këtë të fundit gjatë aksionit të ndërmarrë pak muaj më pare në Lazarat. Në pranga është vënë Juxhin Bocia, 20 vjeç, banor i Lazaratit. Sipas informacioneve që përcjell policia e Gjirokastrës, mësohet se fal pamjeve filmike të një celulari u identifikua Bocia dhe A.Aliko, të cilët dyshohet se qëllonin me armë ndaj efektivëve të policisë, në aksionin e ndërmarrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Forcat e policisë gjatë një kontrolli të ushtruar në një lokal në Kordhac, bënë të mundur sekuestrimin e dy armëve të zjarrit pistoletë me selinciator, 1 laptop, server i kamerave dhe një celular. Në celular ishin regjistruar pamjet filmike, ku dyshohet se bëhej fjalë për një nga sulmet kundër Policisë së Shtetit. Mësohet se Juxhin Bocia u transportua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më herët prokuroria dha masën detyrim paraqitje për Bocian, ndaj pas mbledhjes së provave nga ana e policisë u bë e mundur dhe arrestimi i Juxhin Bocias dhe është shpallur në kërkim dhe shtetasi A.Aliko, pasi dhe ai shfaqet në video. Në pranga kanë rënë disa shtetas të tjerë nga Lazarati që qëlluan ndaj forcave blu.