Arrestohet 22-vjeçari, kishte mbushur bodrumin e shtëpisë me armë e kanabis

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Klejdi Mina, 22 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në një bodrum që ky shtetas administronte u gjetën dhe u sekuestruan 4 krëhëra, 108 fishek të kalibrit 7.62 mm, një kuti me 7 kapsolla detonatore, 7 metra fitil zjarrpërcjëlles, si dhe një sasi prej rreth 2 kg lënde e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster, për hetim të mëtejshëm për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/2 dhe 3 të Kodit Penal.