Arrestohet 45-vjeçari nga Libohova, i gjejnë 6 kg kanabis në shtëpi

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 45-vjeçar nga Libohova, pasi i gjeti në banesë 6 kg kanabis.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga policia, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi N.K, 45 vjeç, dispononte lëndë narkotike Cannabis Sattiva në banesën e tij, nga shërbimet e policisë u krye kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.  Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/Libohova Online/