Nuk dorëzoi makinën e Komunës, ndalohet ish-kryetari i Lunxhërisë, Ilia Kuro

FB_IMG_1440661051384Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, bënë ndaliminn e shtetasit të shpallur në kërkim:

Ilia Kuro, 51 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, ish Kryetar i Komunës Lunxhëri. Ndalimi i tij u bë pasi:
Më datë 25.08.2015, shtetasit:
S.G, 25 vjeç, banues në Gjirokastër si dhe A.K, 38 vjeç,banues në Gjirokastër kanë bërë kallëzim ndaj shtetasit Ilia Kuro,pasi ky shtetas kur ka dorëzuar detyrën nuk ka dorëzuar automjetin tip Volsvagen me targa AA 872 BH në pronësi të ish Komunës “Lunxhëri”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ,” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” të parashikuara nga neni 248 dhe 134/3 i Kodit Penal.