Arrestohet në Ekuador shqiptari më i kërkuar në botë

rexhepi-300x200Ekuadori ka arrestuar një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.

Bëhet fjalë për Dritan Rexhepi.

Ai akuzohet për vrasjen e një oficeri policie në Durrës në vitin 2006, por arriti që të arratisej nga paraburgimi.

Më pas, Rexhepi u arrestua në vitin 2009 në Itali, për aktivitete kriminale.

Por, arriti të arratisej edhe nga burgu i Pavias, ku mbahej i burgosur.

Aventurat e tij nuk përfundojnë këtu.

Në vitin 2011, ndërsa në Barcelonë festohej fitimi i trofeut të Ligës së Kampioneve, ai ka përfituar për të vjedhur një bankë.

Por, më pas është arrestuar dhe burgosur.

Vetëm se, edhe nga burgu në Barcelonë ka mundur të arratiset.

Më pas do të arrestohej në Belgjikë, por edhe andej mundi të arratiset.

Tashmë ai është arrestuar në Ekuador pas një operacioni antidrogë.

Rexhepi jo vetëm që mbante identitet tjetër, por ishte transformuar edhe në pamje.

Libohova Online