Arrestohet një shtetas grek në Kakavijë, rezultonte në kërkim ndërkombëtar

Një ditë më parë u raportua për arrestimin e një shtetasi grek në Kakavijë. Sot policia e Gjirokastrës jep më shumë detaje rreth këtij shtetasi. Ai është 43-vjeçari Ch.A, banues në Athinë. Sipas policisë ky person ka tentuar të futet në territorin shqiptar, por nga kontrolli në sistemin TIMS, ka rezultuar se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake, për veprat penale “Mashtrim bankar” dhe “Vjedhje”. Materialet hetimoe i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.