Arrestohet pasi përndiqte prej dy muajsh një 30-vjeçare nga Gjirokastra

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Arrestohet në flagrancë një shtetas. Nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, të komisariatit të Policisë Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Vilson Iljazi, 47 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i tij u bë pasi: Për një periudhë prej 2 muajsh,ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen:

Sh.M, 30 vjeç, banuese në Gjirokastër, e cila ka bërë kallëzim penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Përndjekja”, të parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.