Arsenal armësh tek varrezat e Sarandës

armetNjë arsenal armësh është gjetur pranë varrezave të qytetit të Sarandës. Sipas njoftimit të policisë, në një vend të hapur janë zbuluar 24 granata dore, dy arka me fishekë, kallëpe tritoli dhe fitil ndezëz.

Nuk dihet kujt i përket ky arsenal, ndërkohë që policia vuri në pranga, Spiro Sinomati, 30 vjeç të cilit iu gjet edhe një jelek antiplumb.