Artistët grekë e shqiptarë i bashkon violina në Gjirokastër

Koncert i përbashkët vokal-instrumental i muzikantëve nga Gjirokastra dhe Janina. Orkestra e nxënësve të Shkollës së mesme artistike “Feim Ibrahimi” Gjirokastër dhe nxënësit e Q.K.”Cakalov” Janinë, dhanë një koncert të përbashkër vokal-instrumental. Koncerti i dy orkestrave u dha në mjediset e odës së banesës “monumet kulture” kategoria e parë, Babameto.  Në programin e koncertit përfshiheshin vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe pjesë të kompozitorëve shqiptarë dhe grekë. Kjo veprimtari e përbashket muzikore është pjesë e një programi bashkëpunimi mes Sh.M.A. “Feim Ibrahimi” dhe QK”Cakalov”, që përfshihet krahas koncerteve edhe ekspozita të arteve figurative. Koncerti ka fituar duartroktijet e nxehta të shikuesvë. Vlerat e tij mbetet përtej notave muzikore. Të tilla veprimtari aertistike japin mesazhet e fqinjësisë dhe miqësisë së mirë mes popujve. Politika bën punë e vet, “violina” bën punë e saj.