Asgjësohen 10 mijë rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar

policia-kanabis-620x325Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në Njësinë Administrative Petran , Përmet , në vendin e quajtur  “Përroi i Dardhës – Zerec”, u konstatuan dhe u asgjësuan  në gjashtë  parcelat e hapura rishtaz  5000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar pranë këtyre parcelave, u gjetën dhe 5000 bimë tëdyshuara narkotike të mbjella në kubik plastik. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”