Asgjësohen 270 bimë kanabis në Tepelenë, s’ka të arrestuar

policeNga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe asgjesuan bimë narkotike dhe konkretisht:

Në vendin e quajtur “Dushku i Resulit”,në fshatin Zhulaj, ish Komuna Krahës,Tepelenë, në 4 parcela të hapura rishtaz,u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan  270  bimë narkotike e llojit cannabis sativa.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve për kultivimin e bimëve narkotike,vepër penale e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.