Asgjësohen 2800 rrënjë kanabis, një i arrestuar

policia-kanabis-620x325Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të lagjes ” Hoxhaj ” , Krahës 2, Memaliaj u kontatuan dhe u asgjësuan në shtatë parcela 2800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

U arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim Hoxha, 64 vjeç, banues në Krahës 2, pasi nga kontrolli i ushtruar u gjetë tubo plastike dhe një kabëll elektrik, që lidhte parcelat me shtëpinë e këtij shtetasi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.