Asgjësohen 3500 rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar

policia-kanabis-620x325Vijojnë aksionet anti Cannabis.

Asgjësohen rreth 3500 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Guri i Lumecit”, fshati Dorëz, Njësia Administrative Lops, Tepelenë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 1 parcelë 3500 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.