Tjetër operacion, asgjësohen 4 parcela me kanabis

golemEfektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë , në zbatim të planit për “Parandalimin e
kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme , kanë zhvilluar një kontroll territori ku kanë gjetur e asgjesuar 1.040 rrënjë bimë narkotike.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në faqen e malit përballë me vendin e quajtur “Përroi I thatë” të fshatit Gusmar, Kurvelesh, të rrethit Tepelenë janë kultivuar bimë narkotike , kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm , ku si rezultat i kontrollit ;

U gjetën të kultivuara në katër parcela të hapura rishtas 1.040 bimë narkotike, e llojit Cannabis Sativa. Bimët narkotike janë asgjesuar në vend me anë të djegies.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 284 I Kodit penal.