Asgjësohen 7600 rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar

policia-kanabis-620x325Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë ,për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, Njësia Administrative Krahës, Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 18 parcela 7 600 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.