Asgjësohen edhe 13 mijë rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar

droge-6Forcat e policisë në jug të vendit, gjatë një operacioni për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike kanë gjetur dhe asgjësuar 7 parcela me rreth 13 mijë bimë kanabis sativa.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, parcelat janë zbuluar në vendin e quajtur Mali i Mukajt, në njësinë administrative Luftinjë të Memaliajt.

Bimët janë asgjësuar në vend me anë të zjarrit, ndërsa agjentët e anti-drogës po punojnë për identifikimin e kultivuesve.