Asgjësohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar

policia-kanabis-620x325Zbulojen dhe asgjësohen 7410 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva , në Tepelenë dhe Memaliaj.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në dy fshatra të Tepelenës dhe në një fshat të Memaliaj u konstatuan dhe u asgjësuan 7410 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Konkretisht :

Në fshatin Gusmar ,Tepelenë, në vendin e quajtur “Përroi i Kaurit” dhe “Përroi i pishave” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 3100 bimë narkotike.

Në fshatin Rexhin ,Tepelenë u gjetën dhe u asgjësuan 1610 bimë narkotike.

Si dhe në fshatin Kalivaç , Memaliaj nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Rëza” dhe “Xana” u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.