Asgjësohen mbi 8 mijë rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar

Policia.Policia e Tepelenës ka bërë të mundur zbulimin e disa parcelave me drogë dhe ka asgjësuar rreth 8150 bimë narkotike Cannabis Sattiva në disa fshatra.

Konkretisht në fshatin Kurvelesh Tepelenë, në vendin e quajtur “Vinje” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4100 bimë narkotike.

Si dhe në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zhapokikë Memaliaj, u gjetën dhe u asgjësuan 4050 bimë narkotike.

Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.