Babë e bir rrahin brutalisht administratorin e Lazaratit, policia i shpall në kërkim

Administratori i Lazaratit eshte dhunuar nga dy persona, babe e bir, të cilet policia i ka shpallur ne kerkim.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë shpalljen në kërkim për shtetasit I. B. dhe R. B. (bab dhe bir), pasi këta shtetas goditur me grushta ne pjesë të ndryshme të trupit shtetasin M. B., administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.