Basha drejt “dorëzimit”, por demokratët e Gjirokastrës nuk i ndahen çadrës

Kur duket se çadra e opozitës po mbyllet pasi palët janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje, edhe pse ka patur së fundi mosdakordësi për datën e zgjedhjeve, simpatizantët dhe drejtuesit e PD në Gjirokastër do të nisen sërish drejt kryeqytetit.

Sipas njoftimi në Facebook nga Roland Bejko, nisja drejt çadrës do të bëhet nesër në orën 15:30 me autobusa dhe automjete private. Më poshtë njoftimi i plotë i kryetarit te PD Gjirokaster.

Duke qenë se kryeoligarku Edi Rama e refuzoi paketën e kompromisit ofruar nga i dërguari amerikan,si dhe votimin e Vetingut të famshëm të ofruar nga opozita, do jetë Ai që do mbajë gjithë përgjegjësitë për pasojat që do prodhojë situata.

Opozita e Bashkuar vendosi në këto kushte të vazhdojë protestën te Çadra e Lirisë.

Nesër, ditën e enjte në orën 21 00 Gjirokastra do jetë në Çadër vendosmërisht për të protestuar deri sa klika në pushter të tërhiqet nga aroganca e saj.

Ftohen gjithë të rinjtë në Gjirokastër e Tiranë, studentët, gratë dhe burat që ti bashkohen kauzës sonë të drejtë në këto momente vendimtare.

Nisja nga ura e lumit të enjten në orën 15 30 me autobuza dhe vetura private.

Rezustuam tre muaj dhe fitoret,për meritën tuaj, janë të mëdha. Do qëndrojmë të bashkuar deri në fund të gjithë së bashku.