Basha “fsheh” takimin në Libohovë

FB_IMG_1462643667922Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli turin e tij në jug të vendit me një takim në mbrëmje në Libohovë. Ai u prit nga simpatizantë të PD-së dhe qytetarë të zakonshëm, që kishin dalë në sheshin para ish-kinemasë së Libohovës.

Në bashkëbisedim me qytetarët Basha hodhi akuza ndaj qeverisë për thellim të varfërisë dhe rritje të korrupsionit. Njëkohësisht ndau me libohovitët disa nga pikat e programit të ardhshëm qeverisës të PD-së, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te rikthimi i taksës së sheshtë në nivelin 9%, si dhe te çmimi i energjisë.

“Çmimi i energjisë do të ulet për të gjithë ata që konsumojnë nën 300 kwh. Për familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kwh do të jetë pjesë e ndihmës që do të japë shteti. Për familjet në nevojë ne do të mundësojmë që çmimi i energjisë të jetë  i përballueshëm dhe i pagueshëm”, tha Basha.

Mesditën e sotme zyra e shtypit në PD shpërndau për media pamjet filmike dhe fotot e takimeve të djeshme të Bashës në jug të vendit. Binte në sy që në këto materiale mungonin fotot dhe pamjet e takimit në Libohovë.

Edhe në faqen në Facebook, kreu i opozitës ka vetëm foto nga takimet që zhvilloi në Kardhiq, tregun e Gjirokastrës, disa biznese fason dhe në një fabrikë të përpunimit të qumështit në Dropull, ndërsa mungonin fotot e takimit në Libohovë. Ndoshta është lënë që ky takim të pasqyrohet në ditët në vazhdim ose të mos pasqyrohet fare.

|Libohova Online|

FB_IMG_1462643667922