Basha hap fushatën në Gjirokastër, sjell të falat e Fugës për Roland Bejkon

Krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hapur fushatën elektorale në Gjirokastër. Takimi me mbështetësit e PD-së zhvillua në “Sheshin e Çerçizit”.

Basha tha se dita e parë e “republikës së re” do të jetë çliruese për të gjithë qytetarët.

Duke folur për ligjin e arsimit të lartë, ai tha se ditën e parë që të vijë në pushtet do ta anulojë.

Në këtë moment i është drejtuar dhe kandidatit të dytë në listën e PD-së, Roland Bejko

“Land Bejko, meqë jemi tek arsimi, profesor Artan Fuga të çon të fala. Të ka shumë përzemër”, u shpreh Basha.

Në takim ishin edhe kandidatët e tjerë të PD-së për Gjirokastrën, Tritan Shehu, Besnik Aliaj, Koço Barka, Mimoza Çomo etj.

“Në 25 qershor merrni në dorë Gjirokastrën, votoni numrin 6 në fletën e votimit”, tha Basha.

/ArgjiroLajm.net/