Basha në krah me deputetin e Gjirokastrës…paralajmëron opozitë të fortë (FOTO)

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas mbledhjes me deputetët e rinj, është fotografuar në një kafe pranë selisë ku ka dhënë porositë më të fundit.

Tashmë figurat historike të Partisë Demokratike që kanë ofruar prej vitesh kontributin e tyre, janë zëvendësuar me personazhe të tjerë që pritet të bëjnë opozitën frontale siç paralajmëron kryedemokrati.

Sot krah tij janë shfaqur djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu si dhe deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu.

Ndërkohë përballë tij ka qëndruar deputeti Dashamir Shehi i cili kandidoi si pjesë e listës Basha në kryeqytet.

U vu re mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është zgjedhur sërish deputet dhe pritet t’i bashkohet nismës së Bashës për të bërë oponencë ndaj qeverisë.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes kryeopozitari dha porosi të qarta dhe të prera për deputetët e rinj.

Lulzim Basha deklaroi hapur se marrëveshja me kryeministrin Rama nuk kishte funksionuar, e për pasojë demokratët duhet të vazhdonin betejën e tyre opozitare dhe frontale.

Ai nuk ngurojë të lëshojë një sinjal bashkëpunimi për LSI-në dhe PDIU-në ndër të tjera.