Basha pritet nga militantët e PD-së në Gjirokastër: Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave

Kreu i PD, Lulzim Basha është zhvendosur sot në jug drejt Gjirokastrës. Basha i tha mbeshtetesve te PD-se se ndryshimi ka filluar dhe më 25 prill çdo shqiptar do e votojë këtë ndryshim. Ai thotë se kjo është beteja e shqiptarëve për fëmijet e tyre, dhe për ta nxjerrë vendin nga mjerimi e papunësia.

‘’Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj e të reja faleminderit nga zemra për këtë pritje ta jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra, Shkodër e Korçë, Durrës. Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë. Nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 prill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, për fëmijët e tij, për ekonominë, për Europën për punësimin. Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë. Kjo është betejë për fëmijët tuaj. Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë. ‘’- tha Basha.