Basha rikthehet në mbështetje të Çomos, nesër zhvillon takim në Nepravishtë

11000214_1408879486099879_4033636109571316397_oKreu i opozitës, Lulzim Basha rikthehet sërish në Libohovë për të mbështetur kandidatin e PD-së, Altin Çomo. Kësaj here Basha do të ndalet në fshatin Nepravishtë, ku do të zhvillojë një takim elektoral me banorët dhe mbështetësit e PD-së. Takimi është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e së martës, 2 qershor 2015, ora 20:00. Përmes një shënimi në Facebook, Çomo u bën thirrje mbështetësve të tij ta mirëpresin Bashën. Kjo është hera e dytë që Basha rikthehet në mbështetje të Çomos. Pak javë më parë ai ishte në Libohovë për prazantimin zyrtar të tij.