Bashkia Dropull kërkon më shumë grante nga qeveria. Nënkryetari: Do ankohemi te Rama (VIDEO)

Bashkia e Dropullit përfiton një prej granteve bashkiake më të ulëta në Shqipëri që, sipas nënkryetarit Mihal Mano, nuk përkon as me shtrirjen territoriale dhe as me popullsinë rezidente.

Duke folur në një intervistë për Top Channel, Mano tha se do t’i kërkojnë kryeministrit Edi Rama ta rishikojnë këtë grant për 10 mijë banorë rezidentë në këtë bashki.

Sipas tij politikat rurale duhet të kenë më shumë mbështetje nga qeveria. Bashkia Dropull banohet në 80% të numrit nga banorë të moshës së tretë, prandaj edhe penalizohet në dhënien e grantit. Më poshtë intervista e nënkryetarit të Bashkisë Dropull.