Bashkia Libohovë, punime për mirëmbajtjen e rrugës Kthesa e Libohovës-Suhë

WhatsApp-Image-20160430Bashkia Libohovë po kryen ndërhyrje të aksin rrugor nga Kthesa e Libohovës drejt Suhës.

Sipas njoftimit thuhet se këto janë punime të pjesëshmë, për të mbushur gropat dhe niveluar sipërfaqen e rrugës, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e automjeteve.

“Ndonëse kjo ndërhyrje nuk mjafton pasi nuk zgjidh përfundimisht problemin e kësaj rruge të lënë në harrese prej vitesh, Bashkia Libohovë po bën të gjitha përpjekjet me qeverinë për të siguruar një investim të ngjashëm me atë që do të nisë së shpejti në rrugën e fshatit Bulo”, thuhet në njoftimin e Bashkisë të shpërndarë në faqen në Facebook.