Bashkia Libohovë, tituj “Qytetar Nderi” për Eni Çobanin dhe Saimir Kumbaron

eni-cobaniSiç edhe u njoftua më herët, Bashkia e Libohovës do të jap dy tituj “Qytetar Nderi” i Libohovës” ditën kur do të mbahet festa “Tradita Libohovite”. Kështu, do të nderohet Eni Çobani dhe Saimir Kumbaro, dy personalitete me origjinë libohovite që kanë spitakur në karrierën e tyre. Çobani është një juriste e njohur dhe që shfaqet çdo të diel në Tv Klan në rubrikën e saj të ndërmjetësimit, ndërkohë që Kumbaro është regjizor dhe aktor i njohur i kinematografisë shqiptare.

Sipas njoftimit që bashkia e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, këto tituj jepen “me propozim të një grupi intelektualësh dhe qytetarësh libohovitë”, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Një vit më parë, po në festën “Tradita Libohovite”, u dha titulli “Qytetar Nderi” i Libohovës për presidentin Bujar Nishani. Këtë vit, festa tradicionale do të zhvillohet në datën 23 gusht, ora 19:00. 

Saimir Kumbaro