Bashkim Fino replikon me Gramoz Ruçin për Bashkinë Gjirokastër

finoPartia Socialiste ka mbledhur sot pasdite grupin parlamentar nën drejtimin e Gramoz Ruçit. Kryeministri Rama mungonte në mbledhje sepse merrte pjesë në tryezën e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE. Burime të News 24 nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se deputetët kanë replikuar me kreun e grupit, Gramoz Ruçi.

Ata pretendojnë se nuk janë informuar për negociatat me LSI-në, për kandidatët e zgjedhjeve lokale. Ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës, Bashkim Fino, ka kërkuar shpjegime nga Gramoz Ruçi se përse Bashkia Gjirokastrës iu dha LSI-së. Pritet që për bashkinë kryesore në jug të vendit të kandidojë prefektja e Gjirokastrës, Zamira Rami, e propozuar nga Lëvizja Socialiste Integrim.