Bëhuni gati! Dimri i vërtetë vjen të premten, me acar dhe dëborë

Deep Freeze Day 22Dimri i sivjetmë është karakterizuar nga një mot përgjithësisht i butë. Problematike kanë qenë vetëm reshjet e ditëve të para që shkaktuan përmbytje në disa zona të vendit, por sërish temperaturat janë të larta.

Megjithatë kush mendoi se dimri ka ikur është gabuar. Ditët “e mira” përfundojnë këtë të enjte.

Të premten nis dimri i vërtetë. Sipas metereologëve të premten temperaturat do të pësojnë një ulje të menjëhershme në -3 gradë celsius.

Ato do të shoqërohen me reshje shiu në zonat e ulëta dhe dëbore në lartësi. E hëna e javës së ardhshme do të shënojë një tjetër ulje në -10 grade celsius. Bëhuni gati! Dimri po vjen!