Bejko ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Psikopat dhe monstër me atlete. Do ta përmbysim me revoltë popullore

Kreu i PD në Gjirokastër, Roland Bejko ka komentuar publikimin e listës me 100 zyrtarë nga kryeministri Rama, të cilët, sipas komenteve të qytetarëve në faqen e tij në Facebook  janë përfolur për praktika negative apo shkelje të ligjit.

Bejko thotë se me publikimin e kësaj liste Rama kërkon të largojë vëmendjen nga tri çështje të nxhehta.

1.Nga dështimi spektakular i Qeverisë së tij në Samitin e Triestes.

2.Nga debati në Bruksel dhe në vend për manipulimin, vjedhjen dhe dështimin e zgjedhjeve.

3.Për të fshehur hajdutët e mëdhenj,ata të vërtetët, qeveitarët, obortarët, ministrat dhe deputetët, ortakët e koncesioneve miliardëshe dhe përfituesit e fondeve nga përqindjet e kripura të investimeve publike”.

Në vijim të reagimit ai përdor etiketime të ashpra ndaj Ramës duke e etiketuar si ‘psikopat’ dhe ‘monstër’.

/ArgjiroLajm.net/