Berisha numëron punët e Drejtorit të Shëndetit Publik në Gjirokastër

filesIsh-kryeministri Sali Berisha, duke folur në Kuvend gjatë seancës së sotme, ka sulmuar edhe mjekun Flamur Golemi, emër i përfolur si kandidat i së majtës për Bashkinë Gjirokastër.

Teksa po lexonte para deputetëve mesazhe të qytetarëve, që sipas Berishës tregonin raste të emërimeve nepotike në administratën shtetërore, ish-kryeministri ka thënë se Flamur Golemi është i punësuar në katër punë.

“Flamur Golemi punon në katër punë. Është Drejtor i Shëndetit Publik në Gjirokastër. Punon si mjek në spitalin publik, punon si mjek në një spital privat, si dhe ka klinikën e tij personale”,- u shpreh Berisha.