Betim me himnin shqiptar dhe grek, Dhimitraq Toli merr drejtimin e Bashkisë Dropull (FOTO)

Përfundon në qarkun Gjirokastër konstituimi i Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në mesditë u konstituua Këshilli Bashkiak i Dropullit, njësia vendore më e madhe e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Kryetari Dhimitraq Toli dhe anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak bënë betimin.

Gjatë ceremonisë u luajt himni grek dhe shqiptar, si dhe ishin flamujt e të dy vendeve. Po kështu kryebashkiaku Toli mbajti fjalë në të dy gjuhët.

Të pranishëm gjatë konstituimit ishin deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo, si dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e prefekti Astrit Aliaj.

Dropulli drejtohej katër vitet e fundit nga një kryebashkiak i PD-së, i cili nuk ishte i pranishëm teksa hyri në zyrë kryetari i ri.