“Bilbilfryrësit”, ligji i ri i qeverisë për “spiunë” specialë në biznese dhe administratë

administrata_2Një strukturë të re “spiunazhi” për administratën qeveritare dhe biznesin privat. Ky është një vendim i Qeverisë për të krijuar strukturën e re me “bilbilfryrës”. Gazeta ‘Panorama’ zbulon ligjin e ri, ku sipas saj njerëzit të cilët do të japin informacion për veprimtarinë e “errët” të institucioneve dhe bizneseve, janë quajtur “Bilbilfryrës”.

Ky është dhe një term anglez, që në shqip, por edhe sipas veprimtarisë që ato do të bëjnë sipas ligjit, quhen informatorë apo në zhargon “spiunë”. Ligji i ri përcakton edhe pagesën e “bilbilave”, të cilët do të përfitojnë një pjesë të dëmit apo aferat që ato do të zbulojnë. Sipas nismës së re, në çdo institucion do të ngrihet një departament i veçantë për “spiunimin”.

Libohova Online