Bime ulet në karrigen e Zamira Ramit. Emërohet Prefekt i Gjirokastrës

flamur-bimeIsh-kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, është emëruar sot nga Këshilli i Ministrave në postin e Prefektit të Gjirokastrës.

Këtë post pas ardhjes në pushtet të socialistëve e mbante Zamira Rami, e cila mori drejtimin e Bashkisë Gjirokastër.

Pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, u përfol shumë që Bimja do të emërohej Prefekt i Qarkut, ndërkohë janë të shumtë zërat që flasin se ai mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e vitit 2017, si i dyti në listën e LSI-së për Qarkun Gjirokastër.

Vec Flamur Bimes, edhe ish-kryebashkiaku i Beratit, Fadi Nasufi, u emërua sot në postin e Prefektit të Qarkut. Në bazë të marrëveshjes, PS i la bashkitë LSI-së dhe i mori drejtimin e qarqeve. Berati dhe Gjirokastra janë dy prej bashkive që u fituan nga kandidatët e LSI-së.